Thomas Strakosha do të jetë pjesë e Brentford në sezonin e ri. Gazetari Fabrizio Romano, raporton se portieri i Kombëtares së Shqipërisë ka arritur marrëveshjen me skuadrën angleze.
Strakosha u largua si një lojtar i lirë nga Lazio dhe tani ka gjetur dhe skuadrën e ku do të aktivizohet. Në ditët e ardhshme do të kryhen vizitat mjekësor, para se të nënshkruhet marrëveshja, e cila është arritur.
Për momentin ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës. 27-vjeçari ka qenë pjesë e Lazios që nga edicionin 2012-2013, ndërsa ka pasur vetëm një eksperiencë disa mujore në radhët e Salernitanes.
Vetë Strakosha e kishte deklaruar më parë që për të është një ëndërr që të luajë një ditë në Premier League e tani mund të thuhet se ëndrra po i bëhet realitet.
Edhe pse në ditët fundit u përfol dhe për një kalim të mundshëm te Manchester Untied, duket se gjithçka tani është mbyllur dhe Strakoshën do e shohim sezonin e ardhshëm në kampionatin më të fortë në botë, duke mbrojtur portën e Brentford.