Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton protesta dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre.
WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tre aplikacionet më të përdorura kudo në botë – dhe që i përkasin Mark Zuckenberg – prej orës 15:59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.
Diçka e tillë ka ndodhur edhe në 19 marsin e kaluar, me shërbimin që u bllokua rreth një orë. Zëdhënësi i Facebook Andy Stone u detyrua të përdorë platformën rivale Twitter për të kërkuar ndjesë për vështirësitë.
“Po punojmë për të rikthyer shërbimin sa më shpejtë të jetë e mundur, kërkojmë ndjesë”, është postimi i Facebook në Twitter.
We’re aware that some people are having trouble accessing our apps and products. We’re working to get things back to normal as quickly as possible, and we apologize for any inconvenience.
— Andy Stone (@andymstone) October 4, 2021