Kanë rënë ndjeshëm infektimet me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë bërë 1766 testime, ndërkohë 251 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Për fat të keq, 7 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.
Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë.