Për herë të parë, “Big Brother VIP” do të jetë live mbrëmjen e 1 janarit, por kjo nuk është surpriza e vetme që duket se pret banorët e shtëpisë së famshme.
Produksioni ka vendosur që nata e finale e reality show-t të shtyhet deri në datën 18 shkurt, ndryshe nga informacioni që kanë banorët për përfundimin e rrugëtimit.
Nisur nga njoftimi i publikuar pak më parë në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP, mbrëmjen e 1 janarit, banorët do të vihen para një zgjedhjeje.
A do të pranojnë ose jo ta vazhdojnë garën deri në 18 shkurt?
Historikisht, spektaklin e ndërrimit të viteve Top Channel ia ka besuar gjithmonë “Portokallisë”, por ndonëse nuk dihet ende me siguri, këtë vit mund të ketë një ndërthurje të dy spektakleve me njëra-tjetrën.