Rritet sërish numri i rasteve të reja dhe i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 12 të vdekur dhe 190 raste të konfirmuara pozitive.
Aktualisht në të gjithë Kosovën numri total i rasteve pozitive me Covid-19 ka arritur në 10.059, ndërsa gjithsej janë kryer 40.184 teste të dyshuara.
Ditët e fundit numri i vdekjeve ka qenë shumë i lartë, dhe deri tani kanë humbur jetën 315 qytetarë, që vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive me COVID-19 janë identifikuar si vijon: Prishtinë 48, Mitrovicë 24 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 14 raste, Fushë Kosovë 13 raste, Skenderaj 10 raste, Ferizaj 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Prizren 5 raste, Suharekë 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Zubin Potok 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.