Bota Bilanc tragjik në Francë, 833 viktima në 24 orë nga COVID-19

Bilanc tragjik në Francë, 833 viktima në 24 orë nga COVID-19

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar 8 911 të vdekur, që nga fillimi i marsit në Francë, përfshirë 833 në 24 orët e fundit, njoftoi sot ministri francez i  Shëndetësisë, Olivier Véran.

“Nga këto vdekje shtesë, 605 kanë ndodhur në spitale, të tjerat në institucione për të moshuar ose në institucione mjeko-sociale”, tha Véran.

“Numri i pacientëve të reanimacionit në gjendje të rëndë regjistroi normën më të ulët që nga fillimi i masave të kufizimit më 17 mars, me 94 pacientë të tjerë, por ne nuk jemi në fund të rritjes së kurbës së epidemisë”, theksoi ai.