Më shumë se 7 970 180 raste infektimi dhe 434 214 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 3 603 600 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 2 864 vdekje të reja dhe 116 982 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 612 India me 325 dhe SHBA me 310.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 83 181 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 370 të shëruar. 49 raste infektimi u regjistruan midis të dielës dhe të hënës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 2 103 750 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 115 896 vdekje dhe 561 816 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Brazili me mbi 43 332 vdekje për 867 624 raste, Britania e Madhe me 41 736 vdekje për 296 857 raste Italia me 34 371 vdekje për 237 290 raste dhe Franca me 29 436 të vdekur për 194 175 raste.
Europa – 2 417 902 raste (188 085 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 2 202 820 raste (124 114 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 1 660 695 raste (79 877 viktima).
Azia – 865 000 raste (23 503 viktima).
Lindja e Mesme – 569 347 raste (11 950 viktima).
Afrika – 245 692 raste (6 554 viktima).
Oqeania – 8 731 raste (131 viktima).