Në kuadër të reformës në drejtësi dhe të skanimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëpërmjet procesit të Vetingu të prokurorëve dhe gjyqtarëve, është bërë e mundur të konstituohen dy nga organet kryesore të qeverisjes vendore, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.
Procesi i reformës në drejtësi vazhdon, por ashtu edhe KPK vijon me procesin e skanimit nëpërmjet vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Për vitin 2018, në një kohë relativisht të shkurtër Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka punuar me kalendar të ngjeshur, duke përmbushur jo vetëm detyrimet, por dhe pritshmërinë e qytetarëve.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, deri më tani ka skanuar 92 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë.
Pas procesit të rivlerësimit të kryer mbi bazën e tre kritereve, vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale, KPK deri tani ka konfirmuar në detyrë 42 prokurorë dhe gjyqtarë, janë shkarkuar nga detyra 35 prokurorë dhe gjyqtarë.
Konfirmime në detyrë:
Vitore Tusha
Manjola Xhaxho
Marçela Shehu
Edmond Islamaj
Bashkim Dedja
Ilir Toska
Brikena Ukperaj
Nertina Kosova
Astrit Faqolli
Xhezair Zaganjori
Ardian Dvorani
Mehdi Bici
Dritan Hallunaj
Brunilda Kadi
Artur Malaj
Gentjan Medja
Enton Dhimitri
Alma Brati
Alma Kolgjoka
Emona Muçi
Prokurorë të konfirmuar në detyrë:
Fatjona Memçaj
Anila Leka
Dritan Prençi
Vate Staka
Arta Marku
Kosta Beluri
Antoneta Sevdari
Besnik Muçi
Gentian Osmani
Arben Dollapaj
Adnand Xholi
Bujar Sheshi
Sokol Stojani
Besnik Cani
Arben Kraja
Eloida Goxhi
Alfred Progonati
Adnand Kosova
Ndihmës ligjorë të konfirmuar në detyrë:
Arnisa Këlliçi
Miranda Nakaj
Arta Vorpsi
Fjona Papajorgji
Shkarkime nga detyra, 35 gjyqtarë dhe prokurorë:
Emrat e gjyqtarëve të shkarkuar:
Fatos Lulo
Besim Trezhnjeva
Altina Xhoxhaj
Fatmir Hoxha
Artan Laze
Admir Thanza
Gani Dizdari
Tomë Ndreca
Artan Zeneli
Ervin Metalla
Shkëlzen Selimi
Bledar Abdullai
Artan Broci
Sotiraq Lubonja
Ahmet Jangulli
Entela Prifti
Alma Liçaj
Luan Dervishi
Fatos Qato
Izet Kadana
Agron Vavla
Admir Belishta (gj)
Emrat e prokurorëve të shkarkuar:
Besa Nikëhasani
Gentian Trenova
Luan Kaloçi
Adriatik Cama
Arben Nela
Rovena Gashi
Elsion Sadiku
Dritan Rreshka
Bujar Hoti
Ramadan Troci
Shpëtim Kurti
Artur Selmani
Artur Ylli- ndihmës ligjore
Ndërprerja e procesit
KPK ka ndërprerë procesin për 7 prokurorë dhe gjyqtarë dhe sipas ligjit, pas dorëheqjes nuk mund të emërohen gjyqtarë ose prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
- Besnik Imeraj
- Adriatik Llalla
- Ermir Beta
- Brunilda Kasmi
- Merita Xhani
- Genci Sinjari
- Valbona Bala
Pushimi i procesit për 8 gjyqtarë dhe prokurorë
Kjo kategori ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit dhe Pas dhënies së dorëheqjes, subjektet ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.
- Eritan Shehu
- Sulejman Tola
- Mirela Fana
- Adnand Bërdica
- Etleva Sherifi
- Ilir Pashaj
- Erlindi Basha
- Ilir Çeliku
Sfidat me të cilat është ndeshur sistemi i drejtësisë që nga miratimi i Kushtetutës kanë qenë nga të mëdha, si për nga karakteri i tyre, ashtu dhe nga shkaqet që kanë gjeneruar shpeshherë situata të vështira në mirëfunksionimin e sistemit si një i tërë, por procesi vazhdon dhe KPK, ka hapur rrugën një nga procesi më të rëndësishme në vend.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve: vlerësimi i pasurisë; kontrolli i figurës; vlerësimi i aftësive profesionale.
Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efektivitetit.
Reforma në Drejtësi është një proces që vazhdon, ndërsa çelësi i pastrimit mbetët institucioni i vettingut.