Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë sot një bilanc të përmbytjeve në vend dhe ka treguar se si është menaxhuar situata. Peleshi në një konferencë me gazetarët ka thënë se këtë herë situata e përmbytjeve është menaxhuar shumë mirë.
Po ashtu ai bëri dhe një krahasim me vitit 2010, duke thënë se edhe pse këtë vit ranë më shumë reshje, dëmet ishin më të pakta.
“Kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Edhe në prurjet në basene kanë qenë më shumë se të dyfishuara krahasuar me vitin 2010.
Në vitin kemi pasur mbi 14 mijë hektarë të përmbytur, krahasuar me 2010. 4000 banese kanë qenë me ujë në oborr ndërkohë që këtë herë vetëm 145. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në banesa dhe dëmet në bagëti“, u shpreh Peleshi.