Bota Bilanci italian i koronavirusit, më i miri nga 7 marsi

Bilanci italian i koronavirusit, më i miri nga 7 marsi

Italia regjistron sot numrin e viktimave më të ulët nga 7 marsi i kaluar. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, viktimat nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 44.

Janë tashmë 11 rajonet italiane ku nuk ka patur viktima, dhe 8 ku nuk ka patur asnjë të infektuar të ri, kryesisht në jug të vendit.

Ndërkohë, rastet e reja janë 338, ku 244 ose 72% janë sërish në Lombardi.