Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është larguar pas pritjes që iu bë të hënën në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mediat e tij sociale një foto nga përshëndetja e tyre përpara se presidenti i 42-të i SHBA-së të hipte në avion.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania,” citohet të jetë shprehur Clinton.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u vlerësua nga kryeministri Rama me yllin e mirënjohjes për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës.
Vetë Clinton i çoi mesazh Albin Kurtit nga kryeqyteti i Shqipërisë që të bëjë gjithçka që e vendos Kosovën në anën e duhur të Historisë.
Thirrje u bëri dhe serbeve qe te marrin pjese ne votime. Te ftuar të posaçëm, qe përforcuan rëndësinë e mesazheve në ceremoninë e djeshme ishin fëmijët e pasluftës me emrin Klinton.