Një nga çiftet më të njohura, të pasura dhe të admiruara në botë tashmë është ndarë.
Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar në Twitter divorcin, që i jep fund martesës së tyre pas 27 vitesh.
“Pas shumë refleksionesh dhe shumë punë rreth marrëdhënies tonë, kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë. Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve. Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift. Kërkojmë hapësirë dhe privaci për familjen tonë, ndërsa nisim të lundrojmë në këtë jetë të re.
Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme të prodhimit.