Miliarderi amerikan, Bill Gates u shpreh optimist në lidhje me luftën kundër COVID-19 dhe kërkoi shpërndarjen e medikamenteve dhe vaksinave për ata që kishin nevojë dhe jo për ata që ofrojnë më shumë.
“Nëse ne lejojmë medikamentet dhe vaksinat të shkojnë për ata që ofrojnë më shumë, në vend të njerëzve atje ku ka më shumë nevojë, ne do të kemi një pandemi për një kohë më të gjatë, më të padrejtë dhe më vrastare”, theksoi themeluesi i Microsoft, në një mesazh video në një konferencë ndërkombëtare virtuale për COVID-19.
“Ne kemi nevojë për lidera që të marrin vendimet e duhura për një shpërndarje të bazuar në kapitalin e tyre, jo vetëm në faktorët e tregut”, shtoi ai në një video të regjistruar në Seattle.
Filantropisti i angazhuar në luftën kundër epidemive theksoi se pandemia kishte ndërprerë zinxhirët e furnizimit me ilaçe, përfshirë edhe kundër edhe ato kundër AIDS-it, gjë që rrezikon privimin e qindra mijëra njerëzve nga trajtimet që u duhen dhe jo vetëm në Afrikën Sub-Sahariane.
“Por, jam optimist”, shtoi Bill Gates.
“Ne do të fitojmë kundër COVID-19 dhe do të vazhdojmë të bëjmë progrese kundër SIDA-s dhe krizave të tjera shëndetësore”, shtoi ai.