Dhe për Shtetet e Bashkuara është drastik: 6 muajt e ardhshëm do të jenë më të këqijtë
Sapo lajmëroi që fondacioni i tij, Bill & Melissa Foundation, do të rrisë – në terma jo vetëm ekonomikë – impenjimin e tij për të mundur pandeminë që ka paralizuar botën, Bill Gates dha edhe disa parashikime për të ardhmen. Dhe këtë e bën, ashtu si gjithnjë, me njohuri të plotë të fakteve. Fondacioni i tij do të rrisë me 250 milionë dollarë investimet në “mbështetjen e kërkimit, zhvillimit dhe shpërndarjes demokratike të instrumenteve sanitare” duke e çuar shifrën totale të shpenzimeve në 1,75 miliardë dollarë. Financimi i ri do të shkojë për blerjen e 200 milionë dozave për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Rikthimi në normalitet vetëm në 2022”
Sipas Bill Gates për të dalë nga makthi koronavirus — për të dalë njëherë e mirë — pra për rinisur të jetojmë një jetë “normale” duhet të presim ende, të paktën edhe një vit. Gates flet për muajt e parë të 2022 kur bota (e gjithë bota) mund të çlirohet vërtet nga virusi: “Besoj se të gjitha vaksinat (edhe ato që po studiohen) do të miratohen brenda verës të 2021. Problemi do të jetë më shumë logjistik, në shpërndarjen e vaksinave. Mendoj se do të mbledhim para dhe do të kemi aftësinë e prodhimit. Si për botën e pasur, edhe për të gjithë botën, në muajt e parë të 2022 do të jemi të aftë të kemi mbulimin e plotë të vaksinave që do t’i japin fund kësaj pandemie”.
Dy botë të ndryshme të evidentuara nga Gates, bota e pasur dhe të gjithë shtetet e tjera: “Brenda verës të 2021-shit, vendet e pasura do t’i jenë rikthyer normalitetit. Por besoj se derisa virusi të jetë nëpër botë do të jemi pak të rreptë kundrejt eventeve publike, duhet të përdorim maskën. Kemi vërtet nevojë ta eliminojmë virusin, kudo. Kemi parë shtete që kanë bërë një punë shumë të mirë, si Australia, Singapori, Hong Kong dhe Koreja e Jugut, por megjithatë rrezikojnë riinfeksionet”. Dhe ky normalitet nuk do të jetë i mundur, sipas Bill Gates, nëse nuk presim dhe pak muaj. Të nevojshëm që vaksina të shkojë në të gjithë botën. Pra, në muaj e parë të vitit 2022 do të jemi rikthyer në normalitet.
“6 muajt e ardhshëm në SHBA do të jenë më të këqijtë”
Bill Gates parashikon që katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara do të jenë më të këqijtë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
“Mjerisht, por katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më të këqijtë që nga fillimi i pandemisë. Kjo mund të nënkuptojë vdekjet e 200,000 njerëzve të tjerë. Nëse ndjekim rregulla, të tilla si veshja e një maske mbrojtëse, atëherë ky numër mund të jetë më i ulët”, tha Gates.
Ai u pyet nëse ai mund të kishte imagjinuar se fiks kështu do të ndodhte.
“Jo, unë mendova se SHBA do të menaxhonte më mirë pandeminë. Në një podcast të vitit 2015, unë paralajmërova për një numër potencialisht të madh të vdekjeve nëse do të ndodhte një pandemi. Kjo mund të ketë qenë edhe më fatale. Pasojat ekonomike janë shumë më të këqija nga sa parashikoja pesë vjet më parë”, përfundoi ai./American Eye