Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman i tha presidentit Donald Trump se Mbretëria ishte “e gatshme dhe e aftë” t’i përgjigjet sulmeve ndaj uzinave dhe fushave të saj të naftës.
“Mbretëria është e gatshme dhe e aftë të përballet dhe të merret me këtë agresion terrorist”, tha princi i Kurorës duke folur në telefon me Trump, njoftoi një agjenci saudite e lajmeve.
Mohamed bin Salman foli për sulmet me dronë kundër dy qendrave të kompanisë së naftës saudite Aramco, të cilat shkaktuan zjarre të mëdha dhe prishën furnizimin global me energji.
Sipas një deklarate nga ambasada saudite në Uashington, Trump i tha Salman se SHBA është e gatshme të bashkëpunojë me mbretërinë për të mbrojtur sigurinë e saj pas sulmit me dron.
Në bisedën telefonike, Trump i tha gjithashtu Princit të Kurorës se sulmet goditën SHBA dhe ekonominë globale.
Huthinjtë Jemenit, një milici shiite me mbështetje iraniane, kanë marrë përgjegjësinë për sulmet që përfshinin 10 drone dhe shkaktimin e zjarreve në Abqaiq, uzina më e madhe e rafinimit të naftës, si dhe Khurais, një fushë e madhe nafte.
Sulmet kanë ulur furnizimet e papërpunuara të Saudisë me të paktën 5.7 milion fuçi në ditë, ose 50 përqind të prodhimit të përgjithshëm.
Sulmet vijnë ndërsa Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar, është duke u përgatitur për ofertën fillestare të shumëpritur publike për Aramco-n.
Ndërkohë, Sekretar i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar direkt Iranin për sulm ndaj objekteve të naftës saudite.
“Teherani është pas afro 100 sulmeve ndaj Arabisë Saudite”, tha Pompeo.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët dhe aleatët tanë për të siguruar që tregjet e energjisë do të mbeten të furnizuara mirë dhe që Irani të mbahet përgjegjës për agresionin e tij”, tha Pompeo.
Sipas njoftimeve të shumta të lajmeve që citojnë burime të paidentifikuara, sulmet me dronë kanë prekur deri gjysmën e furnizimeve nga eksportuesi më i madh në botë i naftës, megjithëse prodhimi besohet se mund të normalizohet brenda pak ditësh.