Shqipëria është kualifikuar me meritë në fazën play-off të Europianit ‘Zvicër 2025’ për futbollin e femrave.
Vajzat shqiptare fituan me rezultatin 3-1 përballë Luksemburgut në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” për t’u renditur të parat në grupin C5.
Golat e fitores i shënuan kapitenia Megi Doçi dhe sulmueset Qëndresa Krasniqi e Fortesa Berisha.
Kjo fitore i ngjit vajzat kuqezi në Ligën B në Nations League dhe përfaqësuesja kuqezi do të luajë edhe në play-off-in e kualifikueseve të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.