“Njëri donte të luante, tjetri ishte në gjumë”. Drama e dy binjakëve Prince dhe Love në Mumbai të Indisë, tashmë ka marrë fund dhe ata janë shokët më të mirë për njëri-tjetrin.
Dy binjakët lindën të bashkuar, me stomak, mëlçi, fshikëza, zorrët dhe legenin, ndërsa tashmë bëhet një vit nga operacioni tejet i ndërlikuar që u ndryshoi jetën.
Në operacionin e gjatë prej 12 orësh u angazhuan 12 mjekë të palodhur që në fund arritën rezultatin e jashtëzakonshëm dhe “rikthyen në jetë” dy binjakët.
Tashmë vëllezërit luajnë së bashku e bëjnë një jetë normale si të gjithë moshatarët e tyre.