Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino deklaroi se gjatë kësaj periudhe ka patur një rriutje të rasteve të të rinjve me koronavirus. Në konferencën e Komitet Teknik Të Ekspertëve, Bino njoftoi se masat do të qëndrojnë në fuqi mënyrë që mos vijojë rritja dhe të kemi qëndrueshmëri.
“Vihet re rritje e rasteve në grupmoshën 15-24 vjeç. Kjo grupmoshë ka pasur qëndrueshmëri gjatë periudhës së Covid dhe vihet re rritje këtë periudhë. Gjatë gjithë kohës së Covid nuk kemi pasur rritje të kësaj grupmoshe. Kjo ndoshta lidhet me shumë faktorë dhe grumbullimet e festave të fundvitit dhe na kërkon që të kemi kujdes dhe këto masa do të ndikojnë që kjo rritje të mos vazhdojë dhe të kemi atë qëndrueshmëri që kishim më parë”.
Në lidhje me variantin anglez të virusit Bino tha se janë gjurmuar rastet për të cilat ka pasur indikacione, por nuk kanë rezultuar më këtë variant.
“Sa i takon variantit të ri Sars Cov 2 të shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi gjurmuar rastet për të cilat kemi pasur edhe indikacion epidemiologjik por që nuk kanë rezultuar më këtë lloj varianti. ISHP është në gjendje që të evidentojë nëse kemi të bëjmë me një virus të ri apo përmes PCR”.