Vrasja makabre e studentes Eleni Tofaloudit në Rodos, ende nuk është zbardhur tërësisht. Mediat fqinje kanë publikuar një bisedë mes një prej të akuzuarve, shqiptarin 19-vjeç, i cili flet me të dashurën e tij përpara vrasjes.
Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, shfaqet natyra agresive dhe e dhunshme e shqiptarit ndaj viktimës. “Ai nuk heziton të zbulojë se gjithmonë mbante një thikë me vete. Ishte gjithmonë agresiv dhe i konsideronte vajzat si inferiore. Ishte i fiksuar pas marrëdhënieve seksuale dhe i pëlqente që të luante. Kishte ngritur dorë edhe ndaj një vajze tjetër”, shkruajnë mediat greke.
Çifti është i ndarë dhe 19-vjeçari telefonon të dashurën e tij. Një dokument audio, i botuar nga Ant1 zbulon se si shqiptari i thotë të dashurës që të takohen. Herën e parë që ata flisnin, studentja refuzoi, por i riu nuk e pranoi refuzimin dhe e mori sërish në telefon
Biseda mes tyre
I pandehuri: Hajde edhe një herë këtu
Vajza: Pse duhet të vi?
I pandehur: Për tu takuar me mua
Vajza: Nuk dua që t’ju takoj
I Pandehuri: A mund të të ndihmoj edhe një herë? Pas kësaj?
Vajza: Jo, më mirë mos më merr
I pandehuri: Me të dashurin je aty?
Vajza: Nuk jam me të dashurin, jam me shoqen time
I pandehur: Ok, pse nuk do që të kthehemi sërish bashkë?
Vajza: Pse duhet të lidhemi.Nuk funksionoi dhe nuk dua që të të njoh më
I pandehuri: Ti nuk do?
Vajza: Nuk dua
I pandehuri: Por dua unë
Vajza: Ok, nuk ka përfunduar
I pandehuri: Le të dalim një shëtitje, të njihemi me njëri-tjetrin
Vajza: Të thashë, nuk dua!
Më 26 nëntor vajza kishte pranuar mesazhin e fundit. Më 27 u mësua se vajza ishte e vdekur. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Eleni humbi jetën nga mbytja, çka do të thotë se ajo ishte gjallë para se të hidhej në det. Studentja ishte dhunuar dhe abuzuar nga dy të rinjtë para se ata ta lidhnin nga këmbët dhe ta hidhnin në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë.
Për vrasjen e saj akuzohet shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek, Manolis Koukouras. Dy të arrestuarit akuzojnë njëri-tjetrin për krimin makabër dhe se hetuesit ende nuk e kanë të qartë se kush ishte personi që e goditi me hekur në kokë 21-vjeçaren dhe kush mori vendimin për ta hedhur trupin e saj në det.