Miliarderi Elon Musk mori pjesë në bisedën telefonike të së mërkurës mes Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave të huaja, kjo u raportua për Axios nga dy burime të njohura me bisedën, të cilët specifikuan se Zelensky tha se ishte disi i qetësuar nga ajo që dëgjoi nga presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.
Sipas burimeve të informuara për detajet, biseda mes Trump dhe Zelensky ka zgjatur rreth 25 minuta.
Gjatë bisedës, Musk mësohet se ka thënë se do të vazhdojë ta mbështëse Ukrainën me Starlink.
Prania e Musk nënvizon se si CEO i rrjetit social ‘X’ dhe Tesla mund të jetë me ndikim në administratën e dytë të Trump.