Biznesmenia Jennifer Arcuri ka treguar për herë të parë se si ajo u dashurua me Boris Johnson gjatë një lidhje që pretendon se zgjati 4 vjet.
35-vjeçarja amerikane tha se ajo ‘ra në dashuri’ me kryeministrin, i cili tani është 56 vjeç, gjatë një lidhjeje që pretendon se zgjati nga viti 2012 deri në 2016-n.
Ajo deklaroi se me Johnson, i cili ishte kryetari i Bashkisë së Londrës në atë kohë, filloi lidhjen gjatë mandatit të tij të dytë, kur ai ishte i martuar me ish-gruan, Marina Wheeler, me të cilën ka dy djem dhe dy vajza.
Arcuri pretendon se dyshja fillimisht kryen marrëdhënie seksuale në banesën e saj, vetëm disa orë para se ai të merrte pjesë në hapjen e Lojërave Paralimpike të Londrës 2012.
Sipërmarrësja e teknologjisë tha për “Sunday Mirror” se gjatë eksperiencës së tyre të parë ai ‘nuk mund t’i mbante duart larg’ dhe në kulmin e romancës ata takoheshin një herë në javë.
Por ajo tha se midis tyre kishte një ‘tërheqje fizike dhe intelektuale’ të ndërsjellë.
“Ne ishim në një lidhje intime për katër vjet. E doja atë. Por njeriu që mendova se e njihja nuk ekziston më”, tha ajo.
Arcuri ishte studente biznesi kur u takua për herë të parë me Johnson në 2011-n para se të dilte vullnetare për të bërë fushatë për të në kohën kur ai kërkonte që rizgjidhej kryetar i Bashkisë së Londrës vitin e ardhshëm.
Sipërmarrësja tha se kishte pasur një ‘shkëndijë të dukshme’ dhe se dyshja kishin shkëmbyer numrat para se ai ta ftonte në restorante në të gjithë kryeqytetin.
Arcuri tha pasi çifti bëri seks për herë të parë Johnson nuk donte të largohej, por ajo i kishte thënë: “Supozohet të jeni në skenë dhe në TV për disa orë”.
Ajo gjithashtu pretendoi se i dërgoi një foto artistike topless. Arcuri tha se romanca mes tyre përfundoi në 2016-n: “Unë nuk do të isha një plan rezervë, ose i fundit në listën e tij”.
Më vonë po atë vit ajo nisi një romancë të re me Matthew Hickey dhe mbeti shtatzënë.
Lidhjet e zonjës Arcuri me Johnson u vu në vëmendjen e publikut vitin e kaluar, pas akuzave që iu bën asaj për trajtim preferencial për sipërmarrjet e saj të biznesit gjatë mandatit të tij tetë vjeçar si kryetar Bashkie.