Natyra mahnitëse e Bjekshkëve të Nëmura që ndodhen mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, sapo mori përparësinë e vet kulturore. Që tani e tutje, legjendat e gjalla, historia verbale, këngët, vallet, zejet dhe kuzhina e komuniteteve lokale që jetojnë në fshatrat e largëta malore do të jenë pjesë e turneut në këtë rajon.
Turizmi i aventurës u zhvillua nga Instituti për Politikat Publike dhe Private (IP3) dhe u prezantua sot në Tiranë. Si një përfitues i RCC-së dhe grantit të financuar nga BE-ja, ata morën inventarin e kësaj trashëgimie të pafundme kulturore të paprekshme dhe e shndërruan atë në një produkt turizmi të quajtur “Kulturë e Nëmur”.
“Përkufizimi i turizmit të aventurës përfshin komponentën kulturore dhe çdo produkt turistik të aventurës duhet ta ketë atë. Kjo është arsyeja pse “Kultura e Nëmur” është një shtesë e mirëpritur në ofertën e turizmit rajonal të aventurës. Për më tepër, ajo do të përfshijë komunitetet lokale në industrinë e turizmit dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre duke u mundësuar atyre të rrisin të ardhurat duke pritur më shumë vizitorë”, tha Snjezana Derviskadic, Udhëheqëse e Projektit të Zhvillimit dhe Promovimit të Turizmit të RCC.
“Kultura e Nëmur” do të promovohet përmes një broshure dhe videoje që paraqet trashëgiminë kulturore të rajonit, një faqe interneti të dedikuar dhe një hartë të shkarkueshme dhe të gjurmueshme të itinerareve. Përveç kësaj, IP3 prezantoi udhërrëfyesit dhe operatorët turistikë në itinerare të reja dhe interpretimin e trashëgimisë së prekshme dhe të paprekshme përmes tregimit, duke u mundësuar atyre që në mënyrë proaktive të promovojnë rrugën e re dhe të udhëzojnë turistët.
“Prej kohësh, Bjeshkët Nëmura janë njohur si një destinacion turistik atraktiv për aventura. Megjithatë, një pjesë e madhe e asaj që malet kishin për të ofruar ishte lënë pas dore. Me sjelljen përpara të trashëgimisë kulturore të maleve dhe duke e bërë atë pjesë të ofertës rajonale të turizmit shpresojmë ta mbrojmë atë trashëgimi dhe ta shpëtojmë nga harresa. Ne gjithashtu shpresojmë se përvoja e njerëzve që vizitojnë malet do të përmirësohet dhe se do t’i kthejmë komunitetet lokale në aktorë të rëndësishëm të turizmit”, tha Romina Sahiti, Menaxher i Projektit në IP3.