Blake Lively dhe Ryan Reynolds zbulojnë sekretin e martesës së tyre të lumtur
Kur bëhet fjalë për çiftet hit të Hollivudit, Blake Lively dhe Ryan Reynolds sigurisht të vijnë në mendje mes emrave të shumtë.
Pasi u takuan në xhirimet e Green Lantern dhe u martuan që nga viti 2012, Blake dhe Ryan tani janë prindër të tre vajzave: James, e lindur në 2014, Inez, në 2016 dhe Betty, e lindur në shtator 2019.
Së bashku, në Instagram, ata kanë më shumë se 75 milionë ndjekës, me të cilët ndajnë foto dhe pamje të vogla të jetës së tyre të përditshme.
Në rrjetet sociale, të dy shfaqen më të lidhur se kurrë dhe duket se është njësoj edhe në jetën reale.
Por cili është sekreti i lumturisë së tyre? E zbulojnë vetë ata në një intervistë të fundit.
Duke zbuluar sekretin e martesës së tyre të lumtur për fansat, Ryan Reynolds foli se çfarë do ta bënte martesën e tij me Blake Lively të suksesshme, duke theksuar se si ata janë rritur së bashku që kur u takuan.
Aktori i Deadpool tha se përbërësi kryesor për një martesë të lumtur është së pari të jesh miq të mirë.
Dëshmi për këtë janë të gjitha postimet dhe fotot që të dy publikojnë duke tallur njëri-tjetrin.
Sipas Reynolds, të biesh në dashuri është e mrekullueshme, por të pëlqesh njëri-tjetrin edhe në jetën e përditshme është diçka ndryshe.
Ryan Reynolds tha se ai dhe Blake Lively gjithmonë e kanë pëlqyer njëri-tjetrin dhe kanë vendosur të rriten së bashku, të mësojnë nga njëri-tjetri.
Këtë e ka konfirmuar edhe ish-aktorja e Gossip Girl, duke treguar se sipas saj, sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur është të mos e marrësh kurrë çdo gjë seriozisht.