Deri më datën 30 prill në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Besfort Lamallari, aktualisht zv/ministër.
Mësohet, se ministri Bledi Çuçi ia ka deleguar detyrën Lamallarit dhe ky i fundit do të ushtrojë kompetencat si Ministër i Brendshëm deri në fund të muajit Prill.
Çuçi e ka deleguar punën pasi është vetë kandidat për deputetet në zgjedhjet e 25 Prillit.