Gazetari Bledi Mane ishte i ftuar në Fun Club, ku diskutuan mbi ngjarjen e Bardhit, i cili u largua nga Big Brother, pasi mori lajmin se nëna e tij nuk ishte mirë.
Ai filloi duke i uruar nënës së Bardhit shëndet, dhe më pas bisedën përqendron te Bardhi, e gjithashtu edhe te menaxheri i tij, Jetmiri.
“Uroj që nëna e Bardhit të jetë shëndosh e mirë dhe ta kalojë këtë situatë në qoftë se është e vërtetë, por si ish-banor dhe si ish-opinionist, unë ngre hije dyshimi”, tha Bledi.
“Më duket sikur brenda ka një lloj xhelozie tjetër, menaxheri i Bardhit, Jetmiri, unë nuk e njoh por çfarë kam pyetur, duket një xhelozi nga ana e tij. Të gjitha edhe profesionale edhe mendore. Sara i mori Bardhin. Sepse të sakrifikosh në këtë lloj mënyre është paksa e rëndë.
Gabimi i vogël i produksionit ishte se ka shumë aq shumë korrespondentë në Maqedoninë e Veriut, sa një prej tyre do të ikte te spitali që të intervistonte një nga familjarët e Bardhit, por edhe hyrja e vëllait të Bardhit ishte shumë amatoreske”.
Bledi pastaj rrëfen: “Ledioni thotë në dijeninë e tij se nëna është në shtëpi, mbas gjysmë ore na doli nëna që është në spital, Bardhi tha është në Gjermani, tjetri tha në Maqedoni, pra ishte një mosakordim mashtrimesh nga mendja djallëzore e bërjes së kësaj loje, dhe shpresoj që nëna është mirë dhe kjo të mos jetë e vërtetë”.