Moderatori Blendi Fevziu ka befasuar teksa rrëfeu se si bashkë me të shoqen vendosën emrin vajzës së tyre të vogël, Alis.
I ftuar në emisionin ‘Rudina’, Fevziu tha se emrin e të voglës së tij ia kanë vendosur portalet.
“Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta ‘ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, një moment ajo më thotë: “Eee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull atëherë, nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar për portalet”, tha Fevziu, i cili tregon vazhdimisht edhe përmes rrjeteve sociale se me të dyja vajzat, Alis dhe Mishel, ka një marrëdhënie mjaft të mirë.