Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen si kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë.
Vendimi i Balës për t’u dorëhequr nga pozicioni i kryetares së komanduar të Himarës ishte për arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës.
Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar. Mësohet se socialistët e kanë emrin dhe gjasat janë të propozojnë Arqile Bollanon.
Sjellim në vëmendje se më 29 Mars të 2024-ës, Këshilli Bashkiak i Himarës votoi mes tensionesh Blerina Balën si kryetaren e re të komanduar. Me 15 vota pro dhe 4 kundër, Këshilli vendosi që Blerina Bala të ushtrojë detyrat e kryebashkiakes deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.