22 mijë e 500 tonë naftë që dyshohet se ishte nisur nga Rusia në thyerje të embargos me këtë vend është bllokuar nga policia në një anije në portin e Durrësit.
Uniformat blu njoftojnë se dyshojnë se anija me flamur liberian transportonte sasinë e madhe të naftës me dokumentacion të falsifikuar me qëllim kontrabandimin në Shqipëri.
Nga hetimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte ishte nisur nga Azerbajxhani edhe pse stafi pretendon është ngarkuar në portin Kallamatas në Greqi, nga një anije tjetër.
Nafta është vënë nën sekuestro ndërsa janë ndaluar edhe 22 anëtarë të ekuipazhit deri në sqarimin e rrethanave.