Edhe këtë të premte, për herë të dytë, dështoi mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Ishin deputetët e opozitës ata të cilët nuk lejuan zhvillimin e punimeve duke u ulur në karriget e kolegëve të mazhorancës. Këta të fundit, janë detyruar më pas të largohen nga Kryesia e Kuvendit.
Pas seancës së dështuar, Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online. Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 dhe mbetet me interes për të parë nëse do të jetë i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i Komisionit, i cili përgjatë dy seancave të kaluara nuk ka qenë i pranishëm.
Vendimi për ta bërë online erdhi pas kaosit që u shoqërua në të dyja seancat, pasi opozita e Gazment Bardhit nuk dëshiron Enkelejd Alibeaj si bashkëkryetar, por Oerd Bylykbashin. Mirëpo, Lulzim Basha ka refuzuar që të dakordësohet në këtë pikë me palën tjetër të opozitës dhe është i palëkundur në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, socialistët kanë deklaruar se do ta bëjnë Reformën Zgjedhore në të gjitha mënyrat.