Aktualitet Bllokohet ‘Taiwan Center’ në Tiranë, Braçe: Nuk ka më miq

Bllokohet ‘Taiwan Center’ në Tiranë, Braçe: Nuk ka më miq

Taiwan Center në Parkun Rinia në kryeqytet është bllokuar mbrëmjen e djeshme nga inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër. Shiriti i tatimorëve është vendosur në kafenenë e qendrës, restoranteve dhe kazinosë.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar për herë të dytë se nuk jepej kuponi tatimor.

Bllokimi i  Taiwan Center vjen në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur në të gjithë vendin. Dje u gjobit edhe ‘Rogner’ në Tiranë, një prej hoteleve më të njohura, për shkak se nuk kishte lëshuar kupon tatimor për të gjitha dhomat.

Vetë zëvendëskryeministri Erion Braçe njoftoi mbylljen e këtij biznesi, ndërsa e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk respektojnë ligjet.

Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive, ndërsa falenderon inspektorët tatimorë dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për korrektësinë në krye të detyrës.

Statusi

“Ky eshte Taivani!

nga dje ne mbremje i mbyllur i gjithi!

Mu ne zemer te Tiranes dhe

pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline!

Per here te dyte!

Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!

Mbyllur te gjitha!

Te jesh kush te duash,

i madh sa te duash,

mik e shok me ke te duash,

ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!

Mos kerko kot,

nuk te ndihmon dot kerkush!

Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!”, shkruan Braçe.