Policia vazhdon operacionin për lirimin e hapësirave publike. Uniformat blu bëjnë me dije se në Seman janë sekuestruar 24 çadra dhe 53 shezlongë, ndërsa është proceduar penalisht pronari i subjektit, pasi kishte zënë hapësirën pa leje përkatëse.
“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zëna në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë pa lejen përkatëse, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Z. S., 54 vjeç, banues në Fier, për veprën penale ‘Pushtimi i tokës’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.