Zgjedhjet në Dibër janë shoqëruar me një incident mes simpatizantëve të PS e PD. Sipas policisë ka nisur procedimi penal për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për dy persona F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, simpatizant të PD.
Autoritetet njoftojnë se këta persona në bashkëpunim me disa të tjerë në fshatin Arras, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt A.C.
“Këta shtetas kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor“, sqaron policia.
Ndërkohë, nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte A. C., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.