Janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 4 deputetë të opozitës, ndërsa dy të tjerë me nga 5 dhe 3 ditë.
Vendimi u mor pas mbledhjes së Sekretariatit për Procedurën, Votimet dhe Etikën ku u shqyrtua kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste.
Më herët, PD tha në një reagim zyrtar se kjo mbledhje është në shkelje të plotë të rregullores pasi kërkesa e socialistëve duhej shqyrtuar 48 orë pas depozitimit të saj.
Një nga deputetët i cili do të përballet me masën disiplinore është dhe Edmond Spaho, i cili e kundërshtoi me tone të larta vendimin duke u shprehur se do e ankimojë në Gjykatën Administrative. Mazhoranca bëri këtë kërkesë pasi këta deputetë bllokuan foltoren, i ranë bilbilit dhe përdorën zhurmues në seancën e fundit në Kuvend, duke mos lejuar deputetët e tjerë të merrnin fjalën.
Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet ka përjashtuar nga seancat parlamentare deputetët:
1. Edmond Spaho (10 ditë)
2. Elda Hoti (10 ditë)
3. Sorina Koti (10 ditë)
4. Oerd Bylykbashi (10 ditë)
5. Lindita Metaliaj (5 ditë)
6. Greta Bardeli (3 ditë)