Aktualitet “BMW-ja” del nga rruga në Tiranë-Durrës, ndërron jetë i riu

“BMW-ja” del nga rruga në Tiranë-Durrës, ndërron jetë i riu

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se një automjet tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë.

“Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, bën me dije policia.