Aktualitet BMW-ja përfundoi mbi digën e liqenit, ndalohet shoferi i aksidentit të çuditshëm

BMW-ja përfundoi mbi digën e liqenit, ndalohet shoferi i aksidentit të çuditshëm

Është shoqëruar në komisariat shoferi i BMW-së që u aksidentua në formën më të pazakontë orët e para të mëngjesit të sotëm. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Eldi Allushi.

“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin”, bën me dije policia.

Kujtojmë se aksidenti i çuditshëm u bë i ditur mëngjesin e sotëm nga policia, e cila njoftonte se automjeti kishte dalë jashtë rruge dhe ishte ngjitur në skarpatin e digës së liqenit artificial në Tiranë, duke u përplasur më pas me bordurën mbrojtëse anash.

“Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, njoftuan blutë më herët.