Një grua ka akuzuar një ndër këngëtarët dhe tekst-shkruesit më të mirënjohur amerikan se e ka ngacmuar seksualisht atë kur ajo ishte e mitur.
Në padinë e ngritur kundër 80-vjeçarit pretendohet se ai u miqësua me vajzën e re dhe i dha asaj pije alkoolike dhe drogë para se të abuzonte seksualisht me të gjatë një periudhe që zgjati 6 javë, nga prilli – maj 1965.
Paditësja e identifikuar në dokumentin gjyqësor si JC, është tashmë 68 vjeç, banore e Connecticut, SHBA dhe ajo po kërkon shpagim për një shumë të papërcaktuar dëmesh.
Në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Manhattan-it, ajo e akuzon Dylan për abuzim, kontakt fizik pa miratimin e palës tjetër, mbajtje mbyllur me forcë dhe shkaktimin e dëmeve të rënda emocionale.
Paditësja pretendon se Dylan, emri i vërtetë i të cilit është Robert Allen Zimmerman, ka abuzuar me të në apartamentin e tij në Nju Jork.
60-vjeçarja ka pretenduar gjithashtu se ajo ka ndjerë “ankth, poshtërim, turp dhe dëme psikologjike” që nga ajo ditë.
Tashmë, i mbetet Gjykatës së Manhattanit për të vlerësuar nëse pretendimet e 60 vjeçares janë të vërteta për këtë krim që është i vështirë për t’u provuar pas kaq shumë vitesh.
Zëdhënësi i Dylan i tha BBC se “pretendimi 56-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.
Dylan ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.
Në vitin 2016, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz.