Aktualitet Bojken Lako dënohet me 3 vjet burg, i kthehet në liri me...

Bojken Lako dënohet me 3 vjet burg, i kthehet në liri me kusht

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burg për ndërtim të paligjshëm këngëtarin Bojken Lako. Me gjykim të shkurtuar dënimi u konvertua në liri me kusht.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Boiken Lako ka kryer punime pa leje në një magazinë të marrë me qira prej tij në zonën e njohur si ‘Nisharaku’, të cilën do ta kthente në studio muzikore.

Sipas gjykatës, Lako kishte marrë leje për kryerjen e disa punimeve hidraulike, elektrike, suvatime të mureve dhe tavaneve, shtrim me pllaka dhe restaurime të dritareve dhe dyerve të objektit, por ka ndërhyrë në godinë në hapjen e katër dritareve të reja.