Ribashkimi i aktorëve të serialit “Friends” ishte një nga lajmet më të bukura që mund të merrnin fansat. Disa ditë më parë faqja zyrtare e serialit zbuloi se kanë nisur xhirimet dhe se “Friends” do të nisë transmetimin së shpejti.
“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max”, shkruhej në postim.
Ndërkohë së bashku me këtë lajm të madh, edhe aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e saj private. Aktorja, që luan rolin e Rachel Green, ka treguar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë.
Aktorja i ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin Qershor.