Vazhdon të mbulohet me mister shkarkimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano.
Ndërkohë që një nga pistat që u diskutua gjerësisht është zbulimi nga ana e Nanos i lidhjes së policisë me krimin.
Në një intervistë të dhënë për mediat franceze ai zbulon raste të dekonspirimit të operacioneve të policisë.
Në një intervistë për reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, Gledis Nano ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.
Gledis Nano u shkarkua nga posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit pas mbledhjes së qeverisë më 31 gusht.
“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.