Një gazetare e “Radio Liberty” (Radio Evropa e Lirë) në Ukrainë është vrarë gjatë bombardimeve ruse të Kievit. Sipas deklaratës së “Radio Liberty”, gazetarja Vera Gyrych ndodhej në shtëpi kur një raketë goditi banesën e saj.
Nga punëdhënësi i saj, ajo u përshkrua si një profesioniste e vërtetë.
“Një person i mrekullueshëm ka ikur”, shkroi kolegu i saj Oleksandr Demchenko në Facebook.
Radio Liberty, e njohur gjithashtu si Radio Evropa e Lirë, është një organizatë e financuar nga SHBA e cila transmeton lajme në zona të botës ku shtypi i lirë mund të jetë i kufizuar ose i pa krijuar ende.
Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko raportoi se një trup i pajetë ishte gjetur pas sulmit me raketa të djeshme, megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera të personit që kishte humbur jetën.
Moska ka konfirmuar se ka goditur objektivat ukrainas, por nuk ka komentuar mbi sulmin në ndërtesë.