Një banesë në Reps të Mirditës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Si pasojë ka humbur jetën Nikoll Prendi, vëllai i ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen“, njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje.
Nikoll Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.