“Le të transformojmë zemërimin e asaj që na është plaçkitur në energji për të mërkurën. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do të nevojitet ndihma e të gjithëve”.
Kështu e ka dhënë kushtrimin Leonardo Bonucci, kapiteni bardhezi, në profilet e tij sociale, pas ndeshjes së trazuar mes Juventusit dhe Salernitana, që çoi në anulimin e padrejtë të golit 3-2, shënuar nga Arkadiusz Milik, por mohuar në mënyrë skandaloze nga VAR-i.
Arsyeja, pikërisht një pozicion i supozuar aktiv jashtë loje i kapitenit të Juventusit, u theksua pas kontrollit të VAR-it, i cili megjithatë gaboi qartë.
Në një fushë të gjerë të imazhit, të pashqyrtuar nga syri elektronik, pozicioni i Antonio Candreva praktikisht në vijën fundore të fushës e mbante Bonuccin krejtësisht në lojë.
Ka keqardhje te Juve, por edhe Mattia Perin dëshiron ta kthejë faqen menjëherë. Ja çfarë lexojmë në llogarinë e tij sociale: “Situata si ajo e djeshmja duhet të na ndihmojnë ta transformojmë zemërimin dhe zhgënjimin në energji, një ndeshje e rëndësishme na pret të mërkurën”.