Në muajin mars, për shkak të emergjencës së koronavirusit, kuptohet që u komplikua ecuria në bursë e klubeve të futbollit. Situata tani duket se ka nisur të përmirësohet, kuotat kanë filluar të rriten, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen.
Shembulli më i mirë në Itali është Juventusi, që mëngjesin e sotëm ka pasur një rritje prej +11% të kuotave. Vlera e kuotave ka prekur shifrën e 90 qindarkash për çdo aksion, duke iu afruar gjithmonë e më shumë kuotës prej 1 euro. Më 12 mars ishte regjistruar vlera më e dobët në treg, 54 qindarka për çdo aksion, por kjo situatë tashmë duket se ka kaluar.
Edhe pse nuk bëhet fjalë për përqindje të krahasueshme me ato të Juventusit, edhe Roma e Lacio, dy klubet e kryeqytetit italian, e kanë nisur mirë ditën në bursë, me rritje prej 5% dhe 6%. Me sa duket, tashmë ka më shumë besim dhe klubet italiane po fillojnë të ngrihen në bursë, për të shkuar në gjendjen e mëparshme.