Sinoptikanët e kishin paralajmëruar dhe ashtu ndodhi.
Dita e shtunë ka nisur me dëborë në shumë qarqe të vendit.
Reshje të shumta ka pasur në veri të vendit, kryesisht në zonat malore, por edhe në juglindje, ku Korça është mbuluar nga bora.
Dëborë ka pasur edhe në Tiranë.
Dajti është zbardhur i tëri, ndërsa në qytet ka rënë shumë pak dëborë rreth orës 07:30.