Kryesore “Bord komunist”, Berisha akuza Ramës: Bastard i bllokmenëve, ke humbur çdo sens...

“Bord komunist”, Berisha akuza Ramës: Bastard i bllokmenëve, ke humbur çdo sens realiteti

Gjatë fjalës së tij në Parlament, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se çmimi i naftës në vendin tonë, është ndër çmimet më të larta në Evropë dhe në botë.

Referuar fjalës së Ramës në Kuvend në lidhje me “Bordin e Transparencës” të cilin e quajti një “bord komunist” për të cilin tha se ka një meritë duke vendosur çmime tavan mbi të cilin karburantet nuk lejohet të aplikojnë tarifa më të larta, Berisha hodhi akuza ndaj Kryeministrit të vendit duke e quajtur “bastard” dhe shtoi se shushnjat po i pijnë gjakun qytetarëve shqiptarë.

Sali Berisha: Prej kohësh në këtë Parlament janë denoncuar Bordet si institucione të së shkuarës tonë komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve hoxhistë e konfirmoi këtu se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë. Unë e denoncoj këtë si shushunja të cilat po i pinë gjakun, po u nxijnë jetën, po i fusin në depresion me çmimet stratosferike në mënyrën më të pamëshirshme për të mbrojtur qeverinë. Ai që ia mbathi se nuk rri dot këtu se dhe kjo zonja këtu bëhet parzmore e tij.  Ai që ia mbathi tha se po bën heroizëm me energji.

Berisha ka shtuar se vendi ynë nuk e prodhon energjinë nga nafta, teksa ka thënë se e gjithë energjia prodhohet nga burimet natyrore ujore.

Sali Berisha: Ky vend nuk prodhon qoftë dhe 1 kw energji nga nafta, as nga gazi. Të gjithë energjinë e ka nga burimet natyrore ujore. Ky vend në dallim nga Maqedonia prodhon 1 milionë ton naftë në vit, kurse nafta këtu është në çmimet më të larta në Europë dhe në botë, kurse energjia këtu është ndër çmimet më të larta në Europë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti, vjedhja e përditshme duket se shërben si narkotikë që të shkëputet nga realiteti dhe bota përreth.