Nafta do të rritet me 10 lekë nga e premtja në orën 18:00.
Bordi i Transparencës përcaktoi të premten çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit.
Nafta do të shitet 239 lekë për litër (nga 229 që ishte), benzina 237 lekë për litër dhe gazi 90 lekë për litër, me pakicë.
Për shitjen me shumicë, nafta do të kushtojë 227 lekë litri, benzina 225 lekë dhe gazi 78 lekë për litër.