Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës gjatë ditës së sotme, duke e çuar në 239 lekë për litër, nga 227 lekë që ishte deri tani.
Kjo është rritja e tretë radhazi e çmimit, ndërkohë që çmimi nuk u ul asnjëherë kur para dy javësh në bursa nafta ra në nivelet e para luftës.
Në bursa nafta është rritur, duke arritur në 100 dollarë për fuçi, nivel që Bordi e kishte reflektuar njëherë dy javë më parë.
Sipas njoftimit zyrtar:
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.