Ekonomi Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja për karburantet.

Nga kjo e shtunë një litër naftë do shitet 248 lekë nga 239 lekë/litri që shitej deri tani.

Çmimi i shitjes së benzinës do të jetë 201 lekë/litri, ndërsa i gazit të lëngshëm 79 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rajon, Shqipëria mban prej disa vitesh vendin e parë për çmimin më të lartë të blerjes në pompë, e ndikuar kjo nga taksat direkte që vilen për çdo litër që hidhet në makinë.