Bordi i Transparencës në mbledhjen e së martës ka vendosur që çmimi tavan i shitjes së naftës të jetë 233 lekë për litër.
Ndërkohë çmimi për shitjen e benzinës do të jetë 209 Lekë/litri.
Kurse çmimi për shitjen e gazit për përdorimin e automjeteve është përcaktuar 115 Lekë/litri.
Në njoftimin e bordit thuhet se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Në krahasim me vendim e fundit të datës 2 prill, çmimet kanë pësuar rritje.
Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe do reflektohet që prej datës 5 Prill, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit parashikuar më 12 prill.
Qeveria në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendosë pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Çmimi tavan për shitjen me pakicë datat 5-12 prill:
233 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.