Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të enjte çmimet e reja për shitjen e naftës, benzinës dhe gazit në vend.
Sa i takon tregtimit të naftës me pakicë, çmimi ka shkuar në 229 lekë/litri.
Çmimi do të jetë i njëjtë edhe për benzinën.
Ndërsa çmimi i gazit është vendosur 90 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi më datë 19 Maj 2022 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.